Familjes së Halit Fazliut nga fshati Dumnicë të Podujevës sot iu dhuruan çelësat e shtëpisë së re, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur shoqata “Jetimat e Ballkanit” ku përmes donatorëve të ndryshëm kanë arritur të ndërtojnë shtëpinë për familjen Fazliu 6 anëtarëshe.

“Emocione dhe lote gëzimi, Halit Fazliu vet i gjashti nga fshati Dumnicë e Podujevës u bë me shtëpi te re. Historia e tij me te vërtete është prekëse, edhe me prekëse ishte loti i familjareve nga kushtet se si jetonin” thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj shoqate.