Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot me seancën e rradhës plenare.

Një moment për t’u veçuar gjatë kësaj seance ishte kur deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci u ankua tek kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, se është duke folur shumë shpejt dhe nuk po arrin të marrë vesh se çfarë po votohet, raporton lajmi.net.

“Po lexon shumë shpejtë, nuk po di çka po votoj”, i’u drejtua Mikullovci, Veselit.

E kryetari i Kuvendit, duke reaguar në humor ndaj kësaj situate tha se Mikullovci ka të drejtë dhe se në vazhdim do të flase më ngadalë.

Adem Mikullovci – Kadri Veselit: "Po lexon shumë shpejtë, nuk po di çka po votoj".

Publiée par lajmi.net sur lundi 4 juin 2018