Ndërmjet Beogradit e Prishtinës po zhvillohet një luftë diplomatike rreth tërheqjes së njohjeve yë pavarësisë së Kosovës
Sipas gazetës së Beogradit “kurir”vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës së shpejti mund ta marrin Gana, disa shtete të Karaibeve dhe Burkina Faso.
“Aktiviteti diplomatik është drejtuar nga shtetet me të cilat ekzistojnë rrënjët e lidhjeve tradicionale nga periudha e Lëvizjes së Mosinkuadrimit e me të cilat ende kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe kultivojmë përkrahje të ndërsjellë në suazat ndërkombëtare. Pikërisht për këto arsye, ekipi ynë shtetëror ka intensifikuar takimet dhe bisedat me zyrtarë të këtyre vendeve për të shqyrtuar vendimin e tyre për njohjen e Kosovës”, citon ky medium, siç thotë, burimin nga qarqe diplomatike.
Delegacione nga këto vende janë pritur disa herë nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nga kryeministrja , Ana Bërnabiq, kryetarja e parlamentit Maja Gojkoviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.
Javën e shkuar për vizitë në Serbi kanë qëndruar kryetari i parlamentit të Ganës Michell Oque, ai i Guinesë – Bisao Ciprian Kasam si dhe sekretarja e përgjithshme e Asociacionit të shteteve të Karaibeve, John Somer.
Njohjen e Kosovës. deri më tash, thotë “kurir”, e kanë tërhequr Guineja Bisao dhe Suriname.