err fund edhe “saga” Mentor Zhdrella. Katër herë futbollisti më i mirë në vend ka vazhduar kontratën me Llapin për një vit më mundësi vazhdimi për një tjetër, raporton Gazetasheshi.com.
Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Gazetasheshi.com nga drejtori sportiv Tahir Batatina, i cili është ndarë tejet i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje.
Zhdrella ishte i shumëkërkuar nga Drita, Feronikeli dhe Shkëndija, por asnjëra nga këto skuadra nuk arritën ta bindin për tu larguar nga Llapi.
Krahas Zhdrellës, Llapi ka transferuar edhe pesë futbollistë: Bledar Hajdini (Trepça ’89), Fiton Hajdari (Trepça ’89), Albi Çekiçi (KS Pogradeci), Arbër Pika (FC KEK-u) dhe Ilir Syla (Vëllaznimi).