Në komunën e Podujevës për Ditën e Mjedisit janë organizuar aktivitete të ndryshme, njofton Llapi.info

Sipas njoftimit të Komunës, aktivitetet do të fillojnë qysh nga ora 08:00 e mëngjesit ku do të pastrohen 20 deponi ilegale të mbeturinave në Podujevë nga kompanitë në mënyrë vullnetare.

Duke filluar nga 10:30 -12:30 nxnësit e 40 shkollave fillore të mesme dhe të ulëta do të pastrojnë oborret dhe rrugët përreth tyre.

Ndërsa, nga 11:00 – 13:00 në Parkun e qytetit nga nxënësit do të punohet një mozaik me mesazh mjedisor, nën udhëheqjen e skulptorit Agron Blakçori