Sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, nxënës të shkollave fillore kanë filluar të i pastrojnë oborre të shkollave e rrugë të Podujevës, njofton Llapi.info

Nxënës të shkollave fillore së bashku me njëri-tjetrin me qese najloni e me doreza janë parë duke pastruar edhe rrugët përgjatë qytetit të Podujevës.

Ndryshe, për këtë ditë Komuna e Podujevës dhe kompanitë e pastrimit kanë organizuar aktivitete të ndryshme./Llapi.info