Të hënën në Istog është arrestuar një i dyshuar mashkull i komunitetit ashkali, pasi që dyshohet se e ka larguar me dhunë bashkëshorten e tij nga shtëpia.

Lidhur me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave, të cilët do të përkujdesen për strehimin e viktimës, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.