Krimi në rrugë për 2018-ën po kthehet gjithnjë e më tepër në një problem në Angli.
Raste për sulme me hanxharë në rrugë sa vijnë e shtohen, e raportimet për ngjarje të tilla vijnë nga thuajse çdo qytet i Anglisë, duke u kthyer në një trend i kriminelëve.
Rasti më i fundit është shënuar në Birmingham, ku e gjithë ngjarja është filmuar nga një makinë tjetër.
Në vide dallohen 2 persona me maska që godasin një makinë për të thyer xhamin, ndërsa pak sekonda më pas një makinë tjetër vjen dhe e përplas.