Fakti se fuqitë e mëdha nuk e njohin, përkatësisht nuk e kanë për qëllim të realizojnë Rezolutën 1244, për ne do të thotë se kemi fare pak gjasë të bëjmë gjë, citon “V.Novosti” presidentin serb.

Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a mundet Serbia, si kundërpërgjigje në sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj serbëve dhe spekulimeve të medieve të Prishtinës për sistemimin e forcave të sigurisë në vijën administrative, të vendosë në Kosovë një mijë pjesëtarë të saj të sigurisë, ashtu siç parasheh Rezoluta e OKB për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Kjo nuk është e drejtë e as drejtësi, por ne po luftojmë në përputhje me mundësi shumë të vogla dhe në kuadër të një hapësire shumë të ngushtë dhe detyra jonë është të luftojmë”, tha Vuçiq.

Ai ka sqaruar se në lidhje me një mijë ushtarët e përfolur personalisht i është qartësuar se nëse tentojmë këtë gjë do të ketë konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake në botë.

“Po provuat të hyni me ushtrinë tuaj dhe policinë tuaj në Kosovë, NATO këtë do ta trajtojë si akt armiqësor”, e bëri publike ai përgjigjen që kishte marrë.

“Unë pastaj u kam thënë se të gjithë po silleni padrejtësisht derisa shkelni Rezolutën 1244, kurse ata pastaj rrudhin krahët, shikojnë nga këshilltarët e vet dhe… asgjë”, është shprehur Vuçiq.

“Vlen vetëm e drejta e të fortit dhe ne jemi të detyruar të sillemi në përputhje me të, të përpiqemi të ruajmë paqen dhe sigurinë dhe të ndërtojmë jetë më të mirë e të forcojmë ekonominë”, ka thënë ai.

Sipas presidentit të Serbisë i vetmi qëllim i autoriteteve të Prishtinës është që “me çdo kusht” të marrin veriun e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Kjo është esenca, e dinë se nuk ka më serbë në Shtime, në Suharekë, se në Rahovec janë 300 kurse në Hoçë të Madhe 400. I vetmi qëllim i tyre është të marrin veriun e Kosovës, në mënyrë që të mund ta marrin fizikisht Gazivodën. Me miliona herë edhe atyre, edhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare u kam thënë se kjo nuk bën dhe këtë do ta përsëris po aq herë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve të Beogradit.

Duke përmendur se “në lojë sërish është edhe Trepça”, Vuçiqit theksoi se gjithë çfarë bën Prishtina lidhet me veriun e Kosovës.

“Çdo gjë, sikundër edhe maltretimi i tmerrshëm i Marko Gjuriqit, ka të bëjë me sjelljen e forcave të saj në veri të Kosovës. Kjo është e vetmja ëndërr e tyre. Sipas marrëveshjes që kemi me NATO-n ata nuk kanë të drejtë të hyjnë me forcat e sigurisë në veri pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe pa pëlqimin e NATO-s, megjithatë dy herë kanë shfrytëzuar arsye të rreme për të ndërhyrë në veri me armatim të rëndë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Sipas presidentit të Serbisë ndër shqiptarët e Kosovës nervozizmi “është gjithnjë e më i shprehur”, sepse, siç është shprehur ai, kujtojnë se kanë të drejtën absolute që ta marrin veriun e Kosovës “sipas të drejtës që ua ka dhënë Amerika dhe të tjerët, duke bombarduar Serbinë”.

Rreth komenteve të kryemin istrit Ramush Haradinaj për energjetikën, Vuçiq tha:

“Obligim nga Brukseli është vazhdojë diskutimi mbi energjetikën dhe Telekomin, ndërkohë kemi arritur marrëveshjen për Telekomin dhe ai është zbatuar, ndërsa energjetika mund të vijë në fund por së pari zbatoni Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.