Enver Agaj, babai i Eron Agajt i cili u vra gjatë 2016-ët bashkë me Arianit Gashin në Parkun e Qytetit në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës që e ka dënuar me 20 vjet burgim të dyshuarin për këtë rast, Lulzim Idrizin.

Enveri ka shprehur pakënaqësi lidhur me shqiptimin e këtij dënimi dhe ka bërë me dije për Klan Kosovën se do të bëjnë ankesë.

Ai njëherit ka theksuar se kanë kërkuar burgim maksimal për këtë rast.

Idrizi është dënuar për veprat penale, vrasje e rëndë si dhe armëmbajtje pa leje, njofton Klan Kosova.

Për këto dy vepra, gjykata e ka dënuar atë me 20 vjet burgim efektiv, duke ia llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim nga 19 nëntori i vitit 2017.