Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka dënuar me 10 vjet burgim Mikel Shallarin i cili ekzekutoi në prill të vitit 2017, ish-komisarin Artan Cuku pranë apartamentit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Ky dënim erdhi pas marrëveshjes së Shallarit me drejtësinë, i cili pranoi autorësinë e krimit dhe se ishte porositur nga Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, për hakmarrje. Shallari ka pranuar gjithashtu se ishte paguar 10 mijë euro për krimin. Me këtë kërkesë te prokurorit ishte dakord edhe vete Shallari dhe avokati i familjarëve të viktimës. Shallari akuzohet për “Vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci ose Gerti Kajo, raporton Shekulli, transmeton Klan Kosova.

Gjykata ka pranuar aktmarrëveshjen e Shallarit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke e dënuar Mikel Shallarin me 10 vite burg. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim porositësi i krimit për hakmarrje, Bledar Jambelli, i cili dyshohet se fshihet në Greqi