Sipas parashikimeve, ata duhet të luftojnë për vendin e dytë në grupin E (sepse Brazili është favoriti absolut i grupit) me Kosta Rikën dhe Serbinë.

Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë do të luhet në Kaliningrad më 22 qershor dhe do të ketë rëndësi të madhe edhe për disa futbollistë shqiptarë.

Në fakt, te zviceranët do të luajnë disa lojtar që prindërit i kanë prej Kosovës, e cila ishte në luftë me shtetin serb.

Granit Xhaka, ylli i Arsenalit, prindërit e të cilit erdhën në Basel nga Kosova, tha se do të luajë deri në kufirin e dhimbjes.

“Serbia është një kundërshtar i pakëndshëm. Në këtë moment nuk mund të premtoj asgjë përveçse do të luajmë deri në kufi të dhimbjeve ekstreme. Do të vdesim për fitoren”, ka pohuar Xhaka, shkruan index.hr.

Theksojmë se së bashku me Xhakën, edhe Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami kanë prindër prej Kosovës.