Bullgaria ka dënuar me vdekje një lopë që kishte kaluar kufirin dhe kishte dalë jashtë territorit të BE-së nga ana e Serbisë dhe nuk kishte pasur dokumente kur kishte tentuar të kthehej në Bullgari, shkruan Euronews.

Lopa me emrin Penka që i përket një fermeri bullgar ishte vërejtur në territorin e Serbisë nga një fermer serb që e kishte kthyer te pronari. Por, autoritetet bullgare kishin thënë që Penka duhet të kontrollohet te veterinari.

Çuditërisht, mjeku erdhi në përfundim që lopa duhet të vritet pasi kishte dalë nga Bashkimi Evropian me arsyetimin që kishte thyer ligjet e BE-së.

Penka, që për pronar ka fermerin bullgar Ivan Haralampiev nga fshati kufitar Kopilovtsi, ishte shkëputur për rreth 10 kilometra nga tufa e lopëve dhe ishte futur në Serbi.

Autoritetet bullgare kanë thënë që lopa është shtatzënë dhe ka thyer ligjet e BE-së pasi ka dalë nga territori dhe ekziston rreziku që të bartë brenda sëmundje të ndryshme ngjitëse. Ndaj kësaj ka protestuar fermeri i cili ka thënë që ajo është plotësisht e shëndetshme.

Ndaj këtij vendimi është krijuar edhe një peticion përmes internetit, ku kërkohet që lopa të kursehet.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kaloi-ne-serbi-bullgaria-thote-qe-lopa-duhet-te-vritet-545017/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright