Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar gjithsejtë 16 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme.

Për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa pesë janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit për vepra dhe incidente të ndara.