Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka udhëtuar për Stamboll të Turqisë.
Atje do të mbahet në “Karate1, Premier League – Istanbul 2018”, që do të mbahet nga data 8 deri më 10 qershor.
“Në ketë garë do të marrin pjesë garuesit që janë në ranglistën e 100 garuesve më të mirë të botës”, njofton FKK, përcjell Klan Kosova.
“Kosovarët kanë udhëtuar me ketë përbërje te prirë nga sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi dhe përzgjedhësi Isak Curri, bashkë me garuesit: Fortesa Orana, Adelina Rama, Gresa Zhitia, Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Orges Arifi, si dhe dy gjyqtarë me licencë botërore Ardian Muhadri dhe Besart Vitia”.
Kjo garë thuhet se është e rëndësishme për grumbullimin e pikëve qe arrijnë e normës Olimpike Tokio 2020.