Një veturë është djegur rreth orër 10:00 në parkingun e Fakultetit të Kimisë.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Klan Kosovën se nuk është lënduar asnjë person në këtë rast.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë , saktësisht në një parking në Kampusin e Universitetit të Prishtinës është kapluar nga zjarri një veturë. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Mercedes me targa vendore. Në vendin e ngjarjes janë ekipet policore po merren me rastin , zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për persona të lënduar.”, ka deklaruar ajo, njofton Klan Kosova.