OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” kanë kërkuar nga Komuna e Podujevës që të mirëmbahet liqeni Batllava nga mbeturinat, njofton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga OJQ, ku thuhet se kërkesa së bashku me nënshkrimet e banorëve të Orllanit është dorëzuar tek Drejtori për Shërbime Publike në Podujevë.

Më poshtë postimi i plotë:

Kërkesa që u dorëzua sot së bashku me nënshkrimet e banorëve të Orllanit

PËR : Drejtorin e Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Podujevë

NGA : OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan”

LENDA : Kërkesë për mirëmbajtjen e rregullt të mbeturinave përreth Liqenit Batllava në Orllan

Orllani gjatë sezonit veror ka numër të madh të vizitorëve mungesa e kontejnerëve të mbeturinave në fshatin Orllan detyron vizitoret t’i hedhin mbeturinat në përrua, në parking, afër liqenit apo ku të munden , kjo gjendje është shqetësuese .Era kundërmuese vazhdon të vij aty ku hidhen mbeturinat, e përveç tjerash shqetësuese është edhe ardhja e qenve endacak, të cilët paraqesin rrezik sidomos për fëmijët e fshatit

Kërkesa jon është qe te gjendet zgjidhje e përhershme duke filluar nga qershori i këtij viti qe gjate sezoneve verore te mirëmbahet pjesa përreth Liqenit dhe dy anët e rrugës Baraina – Orllan , gjithashtu mundësisht te vendosen shporta për mbeturina përreth Liqenit dhe te angazhohen me punë disa persona për mirëmbajtjen gjate sezoneve verore