Teksa ju shihni një automjet të pistë dhe thoni me vete sa zhul që është, artisti nga Rusia, Nikita Gokubec, sheh një hapësirë të mundshme për ta shkrirë talentin e tij artistik.

Ai ka potencial ta shndërrojë pluhurin në kryevepër, transmeton GSH. Për këtë, Nikita mori frymëzim nga rrugët e Moskës, të ndotura dhe me pluhur, duke e kthyer në art.