Janë vlerësuar dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e fundit që përfshinë disa fshatra të Podujevës, transmeton Llapi.info

Sipas njoftimit kë komunës së Podujevës, vlerësimi është bërë nga Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, së bashku me anëtarët e Komisionit Komunal.

“Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, së bashku me anëtarët e Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, kanë vizituar disa plantacione të fermerëve llapjanë, me qëllim që të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri, që ditëve të fundit përfshinë disa fshatra të Podujevës” thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje sipas kumtesës komunale, drejtori Januzi premtoi që raportin e plotë të komisionit do ta dërgojë në të gjithë mekanizmat relevantë të nivelit qendror, për të kërkuar mbështetje për kompensimin e dëmeve, të cilat u janë shkaktuar kultivuesve llapjanë nga reshjet e fundit./Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës