“Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi merr lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prefsh në paqe Kapiten”, ka shkruar presidenti i vendit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Vokrrin ai e ka cilësuar si yllin më të ndritur të sportit, jo vetëm shqiptar e kosovar, ndërsa ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë tifozët.

“Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi merr lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prehsh në paqe Kapiten”, ka shkruar presidenti i vendit