Një veturë është rrokullisur në fshatin Metehi të Podujevës sonte rreth orës 20:00, raporton Llapi.info

Nga rrokullisja e veturës, kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lëndimin e tyre për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Podujevës.

“Nga aksidenti në Metehi kanë mbetur të lënduar 5 persona. 4 prej tyre janë nisur menjëherë për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Kurse, njëri pas disa intervenimesh në Emergjencë të Podujevës, është liruar për në shtëpi” ka thënë ai./Llapi.info