Në hollin e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë homazhet për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.

Në homazhet morën pjesë edhe sportistët nga KF Llapi të drejtuar nga kryetari Nexhat Dumnica si dhe drejtori sportiv, Tahir Batatina.

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së vdiq dje pas një sulmi kardiak. Nga ora 15:00 gjithashtu pritet një mbledhje komemorative për Vokrrin.

Kurse, varrimi do të bëhet prej orës 17:00 në Prishtinë./Llapi.info