Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Slivovë të Ferizajt ka bërë homazhe pranë varrit të njërit prej drejtuesve kryesorë Lidhjes dhe komandantit të njohur të njësive luftarake të saj, Mic Sokoli.

Veseli me këtë rast tha se heronjtë e Kosovës do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë si pjesë e identitetit historik dhe shtetërore.

“Shenjat e sakrificave tona për liri janë në çdo cep të Kosovës. Do t’i kujtojmë e nderojmë gjithmonë, si pjesë të pandashme të identitetit tonë historik e shtetëror”, theksoi me këtë rast Veseli.​