Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në akademinë përkujtimore që po mbahet për nder të ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, ka ndarë rrëfimin e tij për një natë përpara se të vdiste legjenda e futbollit kosovar.

“Kemi qenë në Bodrum të Turqisë. Një natë përpara se të merrnim lajmin e kobshëm që na ndau frymën, ish presidenti i Fenerbahces, Ali Shen, na kishte ftuar për darkë të gjithë kryetarëve të komiteteve olimpike nga Evropa Qendore dhe Evropa Juglindore”.

“Sapo e morri vesh se jemi nga Kosova, Ali Shen, nisi të flasë shqip. Ai më tha ‘m’i bëni të fala Fadilit sepse e dua si djalin tim’”, ka thënë Hasani, njofton Klan Kosova.

Ai ka vazhduar më tej se me vdekjen e Vokrrit Kosova ka humbur një figurë të madhe.

“Na ike kur KOK ku ishe nën president kishte nevojë për përvojën tënde si sportist elitar dhe si një lider”.