Foto ilustrim

Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për policin e Kosovës, i arrestuar dje nën dyshimin për mundësim prostitucioni.

Paraburgimi i është caktuar edhe një shtetasje të Shqipërisë me prejardhje nga Lushnja.

Të njëjtit dyshohet se kanë mundësuar zhvillim prostitucioni në një qendër masazhi në Gjilan, e cila ishte pronë e një të afërmi të policit.

Siç mëson KALLXO.com, pagesat për shërbime seksuale varionin nga 20 deri në 50 euro.

Ndërsa, prokurori i rastit, Arben Ismajli, ka treguar detaje të operacionit që çoi në arrestimin e policit.

Sipas tij, arrestimi ishte bërë pasi organet kishin bërë simulimin e veprës penale që çoi në pranga policin.

“Arrestimi u bë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, njësia për trafikim me qenie njerëzore. Ata janë të ndaluar për 48 orë. IPK së bashku me PK e kanë udhëhequr operacionin me masë të simulimit. Jemi në fazën e kallëzimin penal”, tha Ismajli.