Krerët e lartë shtetërorë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, ish-futbollistit Fadil Vokrri.

Aty janë parë, Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ministir i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shuam të tjerë ishin të pranishëm në varrimin e tij, njofton Klan Kosova.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e së shtunës që e lëm pas ndërsa i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës”.

E nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë e gjallë” e futbollit kosovar dhe futbollist që i kalon përmasat e një sulmuesi te zakonshëm, njofton Klan Kosova.