Një polic nga Kosova ka shpëtua sot jetën e një të riu në plazhin e Tales në Lezhë.

Anton Cena për këtë ka njoftuar vet përmes një postimi në Facebook, duke u bërë thirrje gjithë atyre që nuk e zotërojnë mirë notin të mos rrezikojnë duke u futur në ujë dhe të notojnë larg plazhit.

Përmes këtij postimi, ai ka tregua për gjithë ngjarjen se si e ka parë dhe shpëtuar atë.

Ky është postimi i tij:

“Duke lexu në plazhen e Tales dëgjova që dikush kërkonte ndihmë, hedha shikimin në det dhe pashë një të ri duke u mbytur, vrapova deri te uji dhe hedha në ujë, e tërhoqa buzë detit ja nxorra ujin nga stomaku dhe e barta në ulse, ja qetësova frymarrjen, kontrollova pulsin dhe e drejtova për në spitalin e Lezhes. Për të gjithë ata që nuk e zotërojnë mirë notin dhe ata që janë notues të mirë kurrë mos hyni në ujë pa përcjellës edhe mos notoni larg plazhit! Kampioni”, ka shkruar Cena.