Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info

Në bazë të disa fotove të dërguara nga lexuesit, shihet se një veturë është rrokullisur kështu duke dalë nga rruga kryesore.

Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të lënduar katër persona. Lëndimin e tyre e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Podujevës.

“Po në aksidentin në fjalë, ekipet emergjente i janë përgjigjur rastit. Janë të lënduar katër persona dhe të njëjtit janë nisur menjëherë për tretman mjekësor në QKUK të Prishtinës” ka thënë ai për Llapi.info.

Ndërkohë kujtojmë se, Policia e Kosovës ditë më parë ka apeluar tek të gjithë ngasësit të kenë kujdes të shtuar në trafik./Llapi.info