Në nderim të 158 ushtarëve të KFOR-it, që humbën jetën deri sa shërbenin në Kosovë, është përuruar një lapidar në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Kjo nismë është marrë për të nderuar sakrificën e ushtarëve të rënë gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e paqes, krijimin e kushteve për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin drejtues shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.