Temperaturat e larta ka bërë që të bie niveli i ujit, por jo edhe ndotja në lumin Llap, njofton Llapi.info

Qese najloni, shishe, gurë e mbeturina të shumta kanë mbuluar  lumin Llap i cili tani më nuk ka ngjyrën e ujit, por ka marrë ngjyrën kaftë si të lloçit.

Mbeturinat e shumta të cilat po hidhen në këtë lumë përveç që po ndotin ujin dhe ambientin përreth, janë duke krijuar edhe aromë të pa këndshme. Për këtë disa banorë po ndihen edhe të rrezikuar nga ndotja e tepërt.

Kujtojmë se Llapi.info ka raportuar për ndotje të lumit edhe muaj më parë ku ishte i vërshuar nga mbeturinat e shumta.

Ndërkohë, buzë lumit janë duke vazhduar punimet për asfaltimin e rrugës ku edhe gurët e thyer të rënë tashmë kanë dalë mbi sipërfaqen e ujit./Llapi.info