Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.D, në drejtim të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri R.D., më 26maj me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtoj për në Siri, me qëllim që t`i bashkohet Organizatave Ushtarake në Siri.

“Pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë. I pandehuri R.D., më datë 02.06.2017, është nxënë në Turqi, ndërkaq, më datë 14.05.2017, është kthyer për në Kosovë”, bën të ditur prokuroria speciale, transmeton Klan Kosova.