I rrethuar më gurë, me një pamje të bukur, fshatin Brainë të Podujevës e bën edhe më të veçantë i ashtuquajturi kroi i dashurisë.

I mbuluar me drunj sipër, e brenda i rrethuar me gurë, buron ‘uji i bekuar’ apo ujit të ‘kësmetit’, shkruan Llapi.info

Ky krua gjendet reth 1200 metra lartësi në vendin e njohur si “Çuka e Brainës” në kufi me Serbinë.

Për këtë krua- mister, thuren legjenda të ndryshme, njëra nga to është edhe ata që e pinin këtë ujë do të gjenin fatin e jetës.

Një vrimë kishte mbetur në këtë krua prej të cilës uji buronte pa ndalë në drejtim të shtëpive, banorët e kësaj ane thonë se të shumtë janë ata që kanë pirë këtë ujë.

“Ky kron ndryshe njihet si kroni i kësmetit, këta ujë gjithë është quajtur uji i bekum. Kush e ka pi këta ujë e ka gjetur fatin e jetës. Është dashtë ma shumë me e rregullu e mirëmbajt këtë krua se kanë vizitu edhe sot vizitohet shumë ” thotë një banor.

Ky krua sipas banorëve ka qenë në këtë gjendje gjithmonë, i mbuluar me një ceradë e i rrethuar me gurë.

Ndërsa, ky fshat me bukuritë natyrore dhe karakteristikat e shumta, dikur numëronte shumë familje, kurse tani kanë mbetur rreth 40 familje.

Sipas banorëve, mungesa e infrastrukturës si dhe kushtet tjera elementare kanë bërë që të boshatiset ky fshat në masë të madhe.

Fotografia e Fshati brainë

Në po këtë fshat gjendet edhe xhamia e cila u thuhet se ndërtua rreth 500 vite më parë. Në prani të kësaj xhamie ka qenë mejtepi (shkolla), i themeluar më 1895 nga Mulla Mustafë Braina i cili kishte qenë edhe imam në këtë xhami./Llapi.info

Fotografia e Fshati brainë