Partia Fjala iu ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Festën e Fitër Bajramit.

“Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, nuk duhet të i harojmë jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Mos të gëzohemi vetëm për vete, por të i gëzojmë edhe ata, të ju ndihmojmë dhe të jemi pranë tyre në çdo aspekt. Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundoj drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët”, thuhet në urimin e kësaj partie.