Kryetari i partisë Nisma dega në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka uruar besimtarët islamë për festën e Fitër Bajramit, njofton Llapi.info

Krahas tjerave, Hasani në Facebook ka shkruar” Këtë festë e bënë akoma më madhështore ardhja e mërgimtarëve tanë të cilët bashkërisht festojnë pranë më të dashurve të tyre dhe në vendlindjen e tyre”.

Më poshtë postimi i plotë:

Të dashur qytetar të besimit Islam.

“Kam kënaqësinë që me rastin e Fitër Bajramit t’jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve në vendin tonë, familjeve të tyre dhe shqiptarëve kudo që janë.
Uroj që kjo festë të sjellë sa më shumë dashuri e harmoni mes nesh. Në këtë ditë, ne kujtojmë me respekt edhe të gjithë ata që u sakrifikuan për vendin dhe popullin tonë, kujtojmë të rënët e shumtë, të të gjithë brezave, të cilët krenarë qëndrojnë në themelet e shtetit, të lirisë dhe pavarësisë sonë.

Njëkohësisht, krahas festës, uroj që të gjithë bashkë, me përkushtim më të madh të angazhohemi në sendërtimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, paqes, lirisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit”

Këtë festë e bënë akoma më madhështore ardhja e mërgimtarëve tanë të cilët bashkarisht festojnë pranë më të dashurve të tyre dhe në vendlindjen e tyre.

Sinqerisht: Xhemajl Hasani, kryetar I degës së NISMAS Socialdemokrate në Podujevë.