Autoritetet austriake po bisedojnë me vende të Ballkanit Perëndimor për vendosjen e qendrave për dëbimin e migrantëve ilegalë, shkruan gazeta “die presse”.

Gazeta vjeneze pohon se tashmë po zhvillohen bisedime me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën për themelimin e “kampeve për dëbimin e personave që në Austri marrin përgjigje negative në kërkesën për marrjen e azilit e të cilët atje kanë shkuar përmes rutës ballkanike”, transmeton Koha.net.

Këta persona duhet “të parkohen” përkohësisht në ndonjërin vend më pak atraktiv për migrantët.

Për këtë shërbim, thotë’ “die presse”, këto vende të Ballkanit kanë kërkuar të holla, ndërsa Vjena aktualisht po i shqyrton mundësitë ligjore.

Tash për tash nuk është e qartë sa të mëdha janë planifikuar të jenë kampet në Ballkan.

Danimarka dhe Holanda e përkrahin Austrinë në këtë plan.