Gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje kohë pas kohe ë shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundësitë për mjegull afat shkurtë të radiacionit.

Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjashme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.