Futbollistët e Iranit zakonisht kanë mbathur atletet e kompanisë “Nike”, por në Botërorin e Rusisë ata janë detyruar t’i huazojnë nga kolegët e tyre, pasi e kanë pasur të pamundur të furnizohen me atlete shkaku i sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjiganti “Nike” ka ndalur furnizimin me atlete pasi Amerika vendosi sanksione ndaj Iranit kur u tërhoq nga marrëveshja nukleare, transmeton Koha.net.

Futbollistët iranianë janë detyruar të mbathin atlete të thjeshta, duke shkaktuar pakënaqësi te përzgjedhësi i kësaj kombëtareje, Carlos Queiroz.

Disa futbollistë janë parë me atlete “Nike”, por ato i kanë blerë nëpër dyqanet ruse.

“Me sanksionet amerikane do të thotë se kompania amerikane Nike nuk mund t’i furnizojë lojtarët e Iranit me atlete”, thuhet në njoftimin e përfaqësueses që do të marrë pjesë në Botëror.