75 vjeçari Rrahman Shala, banor i Shtëpisë së Pleqve i vetëm ishte edhe ne festën e mëshirës dhe solidaritetit.

Ai që nga mëngjesi priti që dikush t’ia urojë festën e Fitër Bajramit.

“Jo, valla mu hala kërkush s’më erdh veç nëse vijnë më vonë’, thotë ai.I vetëm e priti edhe këtë festë e dikur e kishte shtëpinë plot, rrëfen i moshuari.“Gurajën e kam pas, ajo vdiq. 1 djalë e pata edhe ai më vdiq. Mbeta kerkund hiq e u dashtë me ardhur këtu në Dom”, thotë ai për RTK.