Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar me dhimbje të madhe lajmin për vdekjen e babait të kryeministrit Haradinaj, bacës Hilmi.

Thaçi ka thënë se i ndjeri ishte një burrë i urtë, matur dhe atdhetar i devotshëm që Kosovës i dha shumë.

I pari i shtetit tha se Baca Hilmi ka përballuar shumë sfida në jetë.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. HTH.