Policia e Kosovës mbrëmë në orën 22:30 ka arrestuar një shtetas të Sirisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se shtetasi i Sirisë i kishte prezantuar zyrtarit policor pasaportë të falsifikuar.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Sirisë, pasi që i njëjti i ka prezantuar zyrtarit policor një pasaportë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.