Gjysmë milionë dollarë do të hapnin dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe mundësinë për t’u takuar me Presidentin Donald Trump.

Kështu ka deklaruar kryediplomati serb, Ivica Daçiq duke shtuar se Serbia do të vendos për interesat e saj në lidhje me Kosovën.

“Ne do të fajësojmë dikë tjetër nesër, sepse dikush arriti tek Trumpi përpara nesh. Në Amerikë dihet sesi funksionon kjo. Është një sistem lobimi që është ligjor, ka marrëveshje, ato janë publike, ato publikohen në faqen e internetit të ministrisë dhe ne duhet të merremi me to” tha Daçiq për numrin e sotëm të të përditshmes beogradase “Telegraf”, transmeton Klan Kosova

I pyetur se çfarë Serbia fiton nga kjo, shefi i diplomacisë së këtij vendi thotë se krijohet një klimë pozitive për të dëgjuar dhe vlerësuar opinionin e tyre mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.