Llapi është duke vazhduar duke sjell përforcime e duke vazhduar kontrata me lojtarë të tjerë, njofton Llapi.info

Vetëm përgjatë dy ditëve Llapi ka zyrtarizuar pesë lojtarë të rinj.

Bëhet fjalë për Shend Kelmendin, një futbollist mjaft të spikatur në kampionatin kosovar, që prej janarit luajti me skuadrën e Trepçës ’89, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Përveç Kelmendit, skuadrës iu bashkua edhe Fatbardh Latifi, që erdhi nga skuadra Ramiz Sadiku dhe nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga Podujeva.

Kurse, talenti 16-vjeçar, Albion Osmani, që sezonin e kaluar luajti me të rinjtë e Llapit dhe ka nënshkruar një kontratë profesioniste për 3 sezonet e ardhshme.

Ndërsa, sot Llapi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare edhe me Muhamet Hysenin si dhe Valmir Veliun.

Krahas prurjeve Llapi ka vazhduar kontrata edhe me tre lojtarë: Mentor Zhdrella, Hamdi Namami, Gentrit Begolli e Benjamin Emini, do të veshin fanellat bardh e kaltër edhe për një vit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook klubi llapjan, duke shtuar se falënderon pjesën tjetër të futbollistëve që u ka skaduar kontrata dhe të cilët kanë kaluar në klube tjera./Llapi.info