Të hënën në Fushë Kosovë, një person i komunitetit serb ka informuar policinë se i dyshuari mashkull, po ashtu i komunitetit serb, ia ka vjedhur gomat e veturës në garazhin e tij.

Ankuesi i kishte vërejtur gomat tek i dyshuari, ndërsa njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, njofton Policia e Kosovës