Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur para pak minutash ne fshatin Gllamnik, njofton Llapi.info.
Lajmin për portalin e ka bërë të ditur edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Shtoi se që të tre, për trajtim janë dërguar në QKUK.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kombi dhe një moto-kultivator.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llpai.info