Për nderë të Ditës së Çlirimit të Podujevës, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë ka organizuar një aktivitet në sheshin e dëshmorëve, raporton Llapi.info.

VV, siç edhe ka paralajmëruar, përmes një ekspozitë në këtë shesh ka shfaqur 19 fotografi të cilat pasqyrojnë protestat e viteve të 90-ta dhe luftën e fundit në Kosovë.

Përveç kësaj, VV ka paralajmëruar se do të shfaqë edhe një dokumentar 19 minutësh për nderë të kësaj dite.

Llapi.info do t’ju mbajë të informuar për këtë aktivitet i cili sipas VV-së do të zgjasë deri në orën 22:00./Llapi.info