Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për takimin e së dieles me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Thaçi në këtë konferencë ka folur edhe ri-dizajnimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net.
“Çështja e kufirit Kosovë- Serbi do të jetë në tavolinë”, deklaroi presidenti.
Vazhdimi i kësaj situatë është në dëm të dy vendeve për të ardhmen evropiane, tha ai, andaj deklaroi se është jetike për Kosovën të lëvizë me hapa të shpejt dhe të sigurt.
“Nuk jemi të interesuar për konflikt të ri me Serbinë, por për paqe sepse dëmet do të ishin të jashtëzakonshme. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin, ky proces duhet të mbyllet mirë, sepse askush nuk do të jetë në gjendje ta cenojë territorin e Kosovës”, u shpreh Thaçi.
Kosova dhe Serbia kufi shtetëror nuk kanë pasur kurrë, thotë presidenti, i cili vuri në dukje se “do të kemi opinionin e eksperteve për këtë çështje”.
“Do të insistojë që të jenë përfaqësuesit e NATO-s të involvuar në këtë proces. Vështirë e kemi me u marr vesh për çështje kufitare me Serbinë, por shpresojmë që ky proces të përfundojë mirë. Veriu është e metë e Beogradit, por Kosova duhet të punojë me përfaqësuesit ndërkombëtar”, vlerësoi presidenti Thaçi.
Sipas tij, çështja e kufirit do të jetë në tavolinë dhe aty zhvillohet beteja, jo duke shikuar nga jashtë.