Llapi është duke vazhduar furishëm në afatin kalimtar veror në Superligë, duke sjellë lojtarë të rinj. 

Granit Shabani e Hajdin Salihu janë dy lojtarët që kanë nënshkruar me klubin llapjan, shkruan Llapi.info

Talenti Granit Shabani, është pjesë e Llapit, por që tani ka nënshkruar kontratë profesionale. Shabani është pjesë edhe e përfaqësues së Kosovës në U15.

Fotografia e K.F. Llapi

Ndërsa, Hajdin Salihu vjen nga shkolla e futbollit ‘Kurda’, ku pas paraqitjeve të mira mori ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U17. Ai luan si mbrojtës dhe shquhet për shtatëlartësinë dhe sigurinë e tij në fazën defensive./Llapi.info

Fotografia e K.F. Llapi