Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili vdiq pak ditë më parë pas një sulmi në zemër.

Në një postim në Facebook, Veseli shkruan se puna e Fadil Vokrrit do të jetë model për gjeneratat e reja dhe trashëgimia e tij do të nderohet dhe respektohet gjithmonë nga populli i Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Me familjen e legjendës sonë Fadil Vokrri, sot me emocion kujtuam jetën e tij plot suksese. Puna e tij për vendin do të jetë model për gjeneratat e reja. Ne do ta nderojmë dhe respektojmë gjithmonë trashëgiminë e Vokrrit”