Të enjten në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar i cili një ditë më parë, derisa ishte duke e drejtuar veturën dyshohet që me qëllim ka goditur viktimën mashkull (me veturë), të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.