Ndeshja e futbollit në mes Zvicrës dhe Serbisë do të transmetohet në një projektor në sheshin e Podujevës, njofton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të komunës së Podujevës.

“Sonte prej orës 20:00, në Sheshin e Qytetit, për të gjithë adhuruesit e futbollit Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit transmeton përmes projektorit ndeshjen e Kampionatit Botëror, në mes Zvicrës dhe Serbisë” thuhet në njoftim./Llapi.info